E rëndë| 66-vjeçari humb jetën gjatë ecjes në Oslak – gjendja iu përkeqësua papritur në majë të malit

E rëndë| 66-vjeçari humb jetën gjatë ecjes në Oslak – gjendja iu përkeqësua papritur në majë të malit

Written by

in

E rëndë| 66-vjeçari humb jetën gjatë ecjes në Oslak – gjendja iu përkeqësua papritur në majë të malit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e 15 tetorit në zonën Prevallë–Oslak, në Prizren, ku një person ka humbur jetën gjatë një ecjeje në mal.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Adilj Dilji, i lindur në vitin 1960, ishte duke ecur nga Prevalla drejt malit Oslak, së bashku me djalin dhe nusen e djalit.

Sipas informatave fillestare, pasi kishin arritur në majën e Oslakut, gjendja shëndetësore e 66-vjeçarit është përkeqësuar papritur dhe ai ka mbetur i palëvizshëm në vend.

Për rastin janë njoftuar ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 14:30.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Për rastin janë angazhuar edhe njësitet hetimore dhe forenzika, ndërsa është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet do të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë| 66-vjeçari humb jetën gjatë ecjes në Oslak – gjendja iu përkeqësua papritur në majë të malit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali