
Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është ndaluar mbrëmjen e 14 tetorit në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:50, një ekip policor ka ndaluar Imer Behlulin, ndërsa pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte urdhërarrest aktiv.
Sipas informatave fillestare, bëhet fjalë për një dënim në vlerë prej 400 eurosh, i cili, për shkak të mospagesës, ishte shndërruar nga Gjykata në 20 ditë burgim.
Pas realizimit të urdhëresës, Behluli është dërguar për vuajtje të dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Nuk e pagoi dënimin prej 400 eurosh – kapet në Prishtinë dhe përfundon me 20 ditë burg appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali