
Sot në Mitrovicë do të ketë mamograf mobil, i cili do të iu shërbejë grave mbi 40 vjeçare, por edhe atyre të moshave më të reja, për t’u kontrolluar për parandalimin e kancerit të gjirit.
Kështu ka bërë të ditur në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu theksoi se sot nga ora 10:0 në sheshin e qytetit “Isa Boletini”, gratë kanë mundësi të bëjnë kontrolle falas falë mamografit mobil i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.