
Numri i votuesve me adresë në Kosovë në listën zgjedhore të Serbisë është rritur nga 94.161 më 2023 në 115.856 para zgjedhjeve të 25 tetorit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.
REL ka evidentuar emra të përsëritur, gabime dhe mbi 3.800 regjistrime ku mungon emri i prindit. Në Mitrovicë është identifikuar edhe një person i vdekur në listë.
Ognjen Rashua, përfaqësues i opozitës në Komisionin për Rishikimin e Listës Zgjedhore, e lidh rritjen me rikthimin në evidencën e vendbanimit në Kosovë të personave të cilëve u kishte skaduar vendqëndrimi në Serbi.
Ai paralajmëron se pasaktësitë krijojnë rrezik abuzimi.
“Në të gjitha këto parregullsi mund të fshihen manipulime”, ka deklaruar Rashuo për REL-in.
Zoran Saviq nga organizata Aktiv kërkon transparencë për përbërjen e elektoratit, por shmang përfundimet pa prova.
“Nuk pretendoj se janë votues fiktivë, nuk kam prova për këtë”, ka thënë ai.
Autoritetet serbe e mbrojnë saktësinë e listës. Megjithatë, ministritë përgjegjëse nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për gabimet.
Votuesit nga Kosova do të votojnë në 60 vendvotime në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbi 20 mijë votues më shumë nga Kosova në listën e Serbisë, zbulohen gabime dhe emra të përsëritur appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali