Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Written by

in

Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë të Shqipërisë, pasi dyshohet se posedonte doza heroine dhe kokaine të gatshme për shitje, në afërsi të një shkolle të mesme.

Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, pas një hetimi njëmujor të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë.

Gjatë kontrollit fizik, të riut, i cili ishte arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike, heroinë dhe kokainë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka konstatuar edhe një automjet luksoz të tipit “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Automjeti dhe lëndët e dyshuara narkotike janë sekuestruar nga autoritetet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali