
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka realizuar aksione në terren, gjatë të cilave janë kryer shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të borxheve të papaguara dhe lidhjeve ilegale.
Sipas njoftimit të kompanisë, aksionet kanë për qëllim identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale, si dhe shkyçjen e konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, transmeton Klankosova.tv.
Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me lokacionet ku janë kryer shkyçjet.