
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë vjet burgim Bislim Sylën, pasi e ka shpallur fajtor për veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktgjykimi është shpallur sot, më 16 tetor, nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa ndaj Sylës është shqiptuar dënim unik prej tetë vjetësh burgim.
Sipas njoftimit të Gjykatës, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Syla është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Këto obligime duhet të përmbushen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Ndërkaq, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda 30 ditësh nga pranimi i tij.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post LEX | Bislim Syla dënohet me 8 vjet burgim për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali