Skenderaj nderon jetën dhe veprën e heroit Idriz Rrecaj

Skenderaj nderon jetën dhe veprën e heroit Idriz Rrecaj

Written by

in

Skenderaj nderon jetën dhe veprën e heroit Idriz Rrecaj

Në Komunën e Skenderajt sot po mbahet akademia përkujtimore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

Ceremonia e Akademisë Përkujtimore ka filluar nga ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Nga ora 13:00 deri në 15:00 do të mbahen homazhe pranë arkivolit në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 16:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok. / Klankosova.tv