
Analisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sipas tij do të duhej të ishte pjesë e Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Sipas Shalës, përvoja, dija dhe informacionet e Limajt karshi “padrejtësive” të Gjyaktës Speciale, siç thotë analisti, do të ishte ndihma më e madhe për çlirimtarët, transmeton Klankosova.tv.
“Me këta politikanë që më ka ra me nejt, më i informuar, edhe për padrejtësitë e kësaj Specialeje, dhe se si mundesh t’i luftosh këto padrejtësi është Fatmir Limaj. Me të personalisht kemi biseduar për këtë çështje. Unë mendoj që përvoja e tij, dija e tij dhe informacionet e tij në raport me këto padrejtësi do të ishte ndihma më e mirë në këto momente. Nuk kam asnjë dilemë”, u shpreh Shala në Klan Kosova.