
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale për Ballkanin Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.
Fushata, sië thuhet në njoftim, mbështetet nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë vetëdijesimin për rëndësinë e sigurisë në trafik.
Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve u bëhet thirrje që të respektojnë masat e sigurisë gjatë udhëtimit, përfshirë:
Të vendosin rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse janë ulur.
T’i sigurojnë fëmijët në ulëse të përshtatshme gjatë udhëtimit.
Ta mbajnë helmetën të vendosur dhe të lidhur siç duhet./Klankosova.tv