Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

Written by

in

Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

Të gjitha shkollat në distriktin Bend-La Pine në Oregon të ShBA-së do të jenë të mbyllura të premten, përfshirë aktivitetet shkollore dhe ngjarjet sportive, pas të shtënave me armë zjarri në shkollën fillore “Silver Rail”, ku humbën jetën tre fëmijë dhe një mësues.

Viktimat ishin tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues. Një tjetër fëmijë dhe një mësues u dërguan në spital me lëndime kritike.

Sipas policisë, i dyshuari 16-vjeçar nga Bendi u qëllua për vdekje nga një person i komunitetit, i cili e ndoqi brenda shkollës. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Drejtori i distriktit shkollor, Steven Cook, njoftoi se në ditët në vijim do të jenë në dispozicion këshilltarë për mbështetje psikologjike për nxënësit, familjet, punonjësit e shkollave dhe anëtarët e tjerë të komunitetit që kanë nevojë për ndihmë.

Ndërkohë, shefi i Policisë së Bendit, Mike Krantz, bëri të ditur se prania policore në shkollë do të shtohet gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit do të vazhdojnë.

Sipas analizës së të dhënave nga CNN, kjo është ngjarja e 36-të me të shtëna në ambientet e shkollave parauniversitare në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.