
Gjatë darkës së të nominuarve, ku banorët e “Big Brother VIP Kosova” po përballen me pyetjet e publikut, Jona është pyetur për shprehjen virale: “A e njeh Ukin?”.
Ajo ka deklaruar se nuk e njeh asnjë person me këtë emër, duke shtuar se mendon që kjo shprehje është bërë virale pasi është përdorur edhe nga opinionisti i këtij edicioni, Resul Sinani.
“Nuk e di kush është Uki, më duket që është bërë meme ky send. Kush është Uki? Më duket se është një thënie që e ka thënë ajo çika që ka qenë në ekran e pa u përmendur dhe është bërë virale, sepse edhe Resuli e pat përmendur. Nuk e njoh Ukin si person”, është shprehur Jona.
Ndërkohë, banorët e tjerë kanë insistuar të dinë nëse “Uki” është ndonjë person nga e kaluara e saj, por Jona ka përsëritur se nuk e njeh atë si person.
Ndërkohë, banorët e tjerë e kanë pyetur nëse “Uki” ishte dikush nga e kaluara e saj.