Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, raportohet për një person të lënduar – Policia apelon për kujdes

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, raportohet për një person të lënduar – Policia apelon për kujdes

Written by

in

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, raportohet për një person të lënduar – Policia apelon për kujdes

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme Ferizajn kanë shkaktuar dëme materiale në biznese, ndërtesa publike dhe automjete, ndërsa është raportuar edhe për një person të lënduar.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktohen nga moti i lig.

Sipas policisë, erërat e forta kanë përfshirë edhe rrugët magjistrale, duke shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim.

Ekipet policore, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe ekipet emergjente, janë duke qëndruar në terren dhe po intervenojnë në rrugë dhe hapësira publike, ku janë evidentuar dëme.

Po ashtu, ekipet përkatëse janë duke trajtuar edhe raportimet e qytetarëve për pasojat e shkaktuara nga erërat e fuqishme.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali