Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, është bërë virale në rrjetet sociale pas deklaratës së saj “Uki”, gjatë debatit me Jonën, banoren e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Kosova.
Pyetja që ajo i drejtoi Jonës: “A e njeh Ukin?”, është shndërruar në meme nga përdorues të shumtë të rrjeteve sociale.
Kjo frazë ishte ndër pyetjet që ndjekësit i drejtuan Doresës përmes një rubrike me pyetje, të cilën ajo e hapi në InstaStory.
Foto: Doresa / Instagram
“A e njeh Ukin?”, e pyeti një përdorues, ndërsa Doresa iu përgjigj me humor:
“Po shumë, shumë mirë”, duke i bashkëngjitur përgjigjes edhe një emoji duke qeshur.
Megjithatë, kjo pyetje nuk iu drejtua vetëm një herë, por disa herë. Në një postim tjetër, Doresa la nënkuptuar se ishte e penalizuar për shkak të gjuhës derisa tregoi se lindur lindur dhe ishte rritur në Gjermani, ndërsa për herë të parë kishte ardhur në Kosovë kur ishte shtatëvjeçare.
Foto: Doresa / Instagram
“Prindërit e mi i kanë pas pesë fëmijë edhe kanë punu çdo ditë. Shqip nuk kemi mësu shumë. Po e kam mësu gjatë martesës, kur jam martua edhe masanej kom mësu gjithnjë e më shumë shqip prej followersave të mi! Unë kurrë nuk kam shku në shkollë shqipe, si shoqet e mia atëherë. Kurrë”, deklaroi ajo.
Ajo gjithashtu theksoi se tashmë edhe vetë qesh me deklaratën e saj dhe se ndihet krenare që është kthyer në meme.
Foto: Doresa / Instagram
“Po jam shumë krenare me këtë që tash jam bo meme. Dalëngadalë edhe vetë po qeshi me këtë edhe po më doket shumë cool”, theksoi ajo.