A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në gjetjen e ofertave më të mira për Black Friday?

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në gjetjen e ofertave më të mira për Black Friday?

Written by

in

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale në gjetjen e ofertave më të mira për Black Friday?

Nga zgjedhja mes mijëra produkteve, identifikimi i vlerësimeve të rreme deri te verifikimi nëse një ofertë është vërtet e leverdishme, Black Friday shpesh shoqërohet me vështirësi për blerësit online.

Shitësit me pakicë premtojnë zbritje të mëdha, por numri i madh i ofertave shpesh e bën edhe më të vështirë gjetjen e produktit me çmimin më të mirë, transmeton klankosova.tv.

Në këtë drejtim, platformat e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini, kanë premtuar se mund t’i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të mira dhe të kursejnë kohë gjatë blerjeve.

Por, a janë vërtet të suksesshme këto mjete në identifikimin e ofertave më të mira për Black Friday?

Sipas BBC, për ta testuar këtë, është realizuar një provë me disa nga platformat më të njohura të inteligjencës artificiale, një javë para ditës së madhe të zbritjeve.

Të dhënat tregojnë se aktualisht një numër relativisht i vogël i blerësve në Mbretërinë e Bashkuar përdorin inteligjencën artificiale për t’i ndihmuar gjatë blerjeve.

Një anketë e fundit e YouGov, e realizuar në 19 shtete, ka treguar se Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta nga fundi për nga përqindja e njerëzve që kanë përdorur IA për të marrë ndihmë gjatë blerjeve.

Madje, 36 për qind e të anketuarve që planifikonin të bënin blerje gjatë periudhës së Black Friday deklaruan se nuk kishin ndërmend të përdornin fare ndonjë mjet të inteligjencës artificiale.

Megjithatë, anketa tregoi se gjithnjë e më shumë konsumatorë po e shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të këtyre teknologjive, ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë filluar të prezantojnë funksione të reja për këtë qëllim.

Megjithatë, përdorimi i IA-së për blerje nuk ka kaluar pa kritika. Disa vlerësime sugjerojnë se verifikimi i informacionit të dhënë nga inteligjenca artificiale mund të marrë më shumë kohë sesa kërkimi tradicional. Po ashtu, disa marka po punojnë që produktet e tyre të shfaqen më shpesh në përgjigjet e chatbotëve.