Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë spekulimet për një rikthim të mundshëm të Trent Alexander-Arnold te Liverpooli.
Pavarësisht minutave të kufizuara në këtë sezon, mbrojtësi anglez nuk po mendon largimin nga Real Madridi, të paktën deri në përfundim të edicionit aktual. Edhe drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë të besojnë në cilësitë e tij dhe dëshirojnë ta mbajnë për një kohë të gjatë.
Vendimi i trajnerit Jose Mourinho për ta vendosur Federico Valverden si zgjedhjen e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes kishte ngritur pikëpyetje për të ardhmen e Trentit në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, vetë trajneri portugez ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të tij në një të ardhme të afërt.
Alexander-Arnold mori gjithashtu vlerësime pozitive nga Mourinho pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Racing Santanderit të dielën.
Kështu, pavarësisht interesimit dhe spekulimeve për një rikthim në Anfield, duket se mbrojtësi anglez është i përqendruar te vazhdimi i karrierës në Madrid./Telegrafi/