Në takim, ambasadori Malaj ishte i shoqëruar nga këshilltari Kastriot Noli, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministri Ali Dula dhe anëtarë të stafit këshillues të ministrit.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, gjatë takimit u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për rëndësinë e thellimit të tij në funksion të synimit të përbashkët për integrimin evropian.
Ambasadori Malaj theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, veçanërisht në ndarjen e përvojës së Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, palët u dakorduan për vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë ndaj nismës së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, si dhe për identifikimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare.
Në përfundim, Ambasada e Shqipërisë vlerësoi propozimet dhe frymën konstruktive të takimit, duke ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Burimi: RTKLive
