
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar qytetarët i dhanë besimin, ndërsa sipas tij, vrasësit ia morën jetën.
“Më 27 tetor 2002, në ditën kur LDK-ja festonte fitoren në Suharekë, u vra fituesi Ukë Bytyçi, bashkë me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin. Një ditë feste u kthye në tragjedi nacionale; dhimbje për familjet, për Suharekën dhe për gjithë Lidhjen tonë.”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka thënë se në 24-vjetorin e vrasjes, nderojnë figurën e Ukë Bytyçit.
“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim. Ai i qëndroi Kosovës pranë në kohët e saj më të rënda. Në liri, vazhdoi t’i shërbente me të njëjtën vendosmëri.”, ka thënë kreu i LDK-së.
Ai ka thënë se për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi.
“Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me saktificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë. Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv