Man Utd dëshiron Emeryn, por Aston Villa kërkon 24 milionë euro

Man Utd dëshiron Emeryn, por Aston Villa kërkon 24 milionë euro

Written by

in

Man Utd dëshiron Emeryn, por Aston Villa kërkon 24 milionë euro

Manchester United po e shqyrton mundësinë e emërimit të Unai Emeryt si trajner të ri, në rast se vendos ta shkarkojë Michael Carrickun. Aston Villa nuk dëshiron ta humbasë trajnerin spanjoll dhe kërkon 24 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar nga kontrata, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.

Carricku është nën presion pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore në të gjitha garat dhe humbjes 4:1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve, transmeton Klankosova.tv.

Përveç Emeryt, në listën e kandidatëve të mundshëm janë edhe Eddie Howe, i cili aktualisht është pa klub, dhe Julian Nagelsmann, ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Kombëtares së Gjermanisë.