Agjenti zbulon prapaskenat: Pep Guardiola refuzoi një ofertë shumë-milionëshe

Agjenti zbulon prapaskenat: Pep Guardiola refuzoi një ofertë shumë-milionëshe

Written by

in

Pep Guardiola nuk e ndryshon qëndrimin e tij për të ardhmen dhe nuk do të rikthehet në stërvitje gjatë këtij sezoni, pavarësisht ofertave të shumta që ka marrë nga Arabia Saudite.

Agjenti i trajnerit spanjoll, Josep Maria Orobitg, ka zbuluar se në ditët e fundit kanë pranuar disa oferta nga klubet saudite përmes ndërmjetësuesve, por Guardiola nuk ka qenë i interesuar t’i shqyrtojë ato.

“Gjatë ditëve të fundit kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësuesve, por Guardiola refuzon kategorikisht të marrë në konsideratë ndonjërën prej ofertave aktuale”, deklaroi Orobitg për mediumin saudit “Al Riyadiyah”.

Ai bëri të ditur se ish-trajneri i Manchester Cityt do të nisë diskutimet zyrtare për të ardhmen e tij vetëm para fillimit të sezonit të ardhshëm.

“Pep do të fillojë të diskutojë zyrtarisht për të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm. Ky është vendimi përfundimtar i tij në këtë moment”.

Ndërkohë, Guardiola kishte refuzuar më herët edhe interesimin e Federatës së Futbollit të SHBA-së, e cila e kishte synuar si pasues të Mauricio Pochettinos, pas largimit të këtij të fundit drejt Manchester Unitedit./Telegrafi/