
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Babush – Lipjan.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte beton.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”, deklaroi Krasniqi.
Burimi: Insajderi