
Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete.
Lidhur me rastin, për Sinjalin ka folur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 07:45.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë”, tha Rugova për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali