
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamionit që ndodhi sot në rrugën Pejë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se për aksidentin u njoftua rreth orës 14:05.
Mes dhjetë të lënduarve është edhe shoferi i autobusit.
Të gjithë kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Burimi: Insajderi