
15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, u njoftua për ngritje të aktakuzës në mungesë në mungesë ndaj Adnan Jasharit
Seanca fillestare për shqyrtimin e këtij rasti është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 09:30.
Lidhur me zhvillimet e fundit, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka dhënë detaje për hapat e mëtejmë të procedurës.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë seancës fillestare prokurori do të arsyetojë kërkesën për zhvillimin e gjykimit në mungesë.
“Kur të mbahet seanca fillestare, prokurori do të arsyetojë pse do të mbahet gjykimi në mungesë”, ka deklaruar Tërshani.
Gazetarja bëri të ditur se në gusht të këtij viti janë zhvilluar dy bashkëpunime me institucionet e drejtësisë në Spanjë, prandaj mund të ketë lëvizje në këtë drejtim.
“Kosova nuk ka ende një marrëveshje bashkëpunimi me Spanjën, por bashkëpunimi bëhet përmes Ligjit për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare. Ka njëfarë lëvizjeje që është bërë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse mund të lëvizin tutje gjërat”, ka thënë ajo.
Sipas raportimeve të mëhershme, i akuzuari ndodhet në Spanjë, ndërsa Kosova ka hasur në të kaluarën në pengesa në përpjekjet për ekstradimin e tij.