Muriqi ‘trondit’ gjigantët anglezë, e kalon në epërsi Fenerbahçen kundër Liverpoolit

Muriqi ‘trondit’ gjigantët anglezë, e kalon në epërsi Fenerbahçen kundër Liverpoolit

Written by

in

Muriqi ‘trondit’ gjigantët anglezë, e kalon në epërsi Fenerbahçen kundër Liverpoolit

Vedat Muriqi ka shënuar golin e epërsisë për 3-2 për Fenerbahçen kundër Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për grupe në Ligën e Kampionëve.

Muriqi shënoi që në minutën e 79′ përmes një goditjeje me kokë përbrenda zonës së 16 metërshit, duke kaluar kështu në epërsi Fenerbahçen pas vetëm gjashtë minutave nga goli i barazimit, shkruan Insajderi.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 63′, pasi trajneri holandez Dirk Kuyt vendosi që ta largonte Romelu Lukakun dhe ta fusë sulmuesin prizrenas në vend të tij.

Fenerbahçe arriti ta përmbysë rezultatin pozitiv të Liverpool-it në pjesën e dytë. Klubi anglez arriti të kalonte në epërsi në minutën e 69′ me golin e Alexander Isak. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi