Akuza të rënda ndaj yllit të Romës nga bashkëshortja – pretendon se e tradhtoi disa herë

Akuza të rënda ndaj yllit të Romës nga bashkëshortja - pretendon se e tradhtoi disa herë

Written by

in

Amanda Martins, bashkëshortja e futbollistit brazilian Wesley, i cili luan për Romën, ka bërë një sërë akuzash publike ndaj tij, duke pretenduar se ai e ka tradhtuar vazhdimisht gjatë martesës, përfshirë edhe me prostituta.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Amanda ka treguar se dyshimet e saj nuk bazohen në thashetheme, por në materiale që pretendon se i ka gjetur në telefonin e bashkëshortit.

Sipas saj, ajo ka parë fotografi dhe video që dëshmonin tradhtitë e tij të pretenduara, madje edhe gjatë kohës kur ai mbante unazën e martesës.

Foto: Instagram

Ajo ka deklaruar se futbollisti e ka tradhtuar disa herë dhe se, sipas saj, e ka lënduar edhe gjatë shtatzënisë, periudhë kur pretendon se ai e kishte braktisur.

Pavarësisht kësaj, Amanda thotë se për një kohë të gjatë ka zgjedhur të heshtë, të falë dhe të përpiqet ta shpëtojë martesën e tyre.

Çifti ka një vajzë së bashku, por prej një kohe nuk jetojnë më nën të njëjtën çati.

Amanda ka treguar se sjellja e pretenduar e bashkëshortit kishte ndikuar edhe në gjendjen e saj emocionale, duke i shkaktuar ankth dhe duke e bërë të ndihej e pasigurt edhe gjatë daljeve të përbashkëta.

Sipas saj, Wesley kishte kërkuar numra telefoni nga gra të tjera edhe kur ajo ishte pranë tij, ndërsa kur ajo dyshonte për sjelljen e tij, ai i mohonte akuzat.

Amanda ka pranuar se në një moment kishte filluar të fajësonte veten, duke menduar se duhej të kujdesej më shumë për pamjen e saj, por më vonë kishte kuptuar se kjo nuk do ta ndryshonte sjelljen e tij.

Ajo ka theksuar se tashmë e ka pranuar fundin e marrëdhënies dhe se nuk dëshiron më ta mbajë të fshehtë atë që, sipas saj, ka përjetuar gjatë martesës.

Amanda Martins expõe traições de ex-Flamengo, Wesley, e revela término www.youtube.com

Ndërkohë, mediat italiane kanë raportuar se Wesley ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit edhe me një postim në Instagram, ku shfaqte një shumë të madhe parash dhe një orë luksoze. /Telegrafi/

Amanda dhe Wesley

Wesley dhe Amanda