Albert Sylaj raportohet se u lokalizua në afërsi të Becit

Albert Sylaj raportohet se u lokalizua në afërsi të Becit

Written by

in

Albert Sylaj raportohet se u lokalizua në afërsi të Becit

Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajn.

Sipas Indeks Online, Sylaj u lokalizua në rrethinë të Becit të Gjakovës, teksa nga çasti në çast mund të ndodhë arrestimi i tij.

Bëhet fjalë për një terren jo të lehtë malor, të pozicionuar ndërmjet Gjakovës dhe Deçanit.

Forca të shumta policore janë përfshirë në aksionin e zgjeruar për kapjen e Sylajt që, prej kur e vrau me sëpatë kunatën e tij në Vitomiricë, gjendet në arrati.

Ndërmjet palëve po diskutohet dorëzimi i Albertit, i cili ka vendosur dy kushte për dorëzim./Indeks Online