Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi

Written by

in

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi

Mbrojtësi i Kosovës dhe Hoffenheimit, Albian Hajdari, i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në të dyja këmbët pas lëndimeve të pësuara së fundmi.

Hajdari është operuar në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Lëndimin në shputë e pësoi gjatë një stërvitjeje me Hoffenheimin, ndërsa problemin me meniskun gjatë grumbullimit të fundit të Kombëtares së Kosovës.

Futbollistin e ka vizituar të enjten kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili i ka uruar rehabilitim të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

Hajdari debutoi me Kosovën në tetor të vitit të kaluar dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët e rëndësishëm të mbrojtjes së “Dardanëve”. Ai ka zhvilluar tetë ndeshje me fanellën e Kosovës, pasi më parë kishte luajtur një ndeshje për kombëtaren A të Zvicrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali