Albion Rrahmani po kalon periudhë të vështirë në Itali, reagon edhe shtypi rumun

Albion Rrahmani po kalon periudhë të vështirë në Itali, reagon edhe shtypi rumun

Written by

in

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, po përballet me vështirësi te Venezia, ku ende nuk ka arritur të gjejë hapësirën e dëshiruar në Serie A.

Rrahmani ka regjistruar tetë paraqitje në kampionatin italian, por ende nuk ka shënuar gol apo asistuar. Në dy nga tri ndeshjet e fundit ka mbetur në stol, ndërsa ndaj Comos është aktivizuar për vetëm 12 minuta.

Situata e tij ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave rumune. Mediumi “Sport” shkruan se, dy vjet pas largimit nga Rapidi i Bukureshtit, sulmuesi kosovar është pothuajse i panjohur te skuadra e tij e re.

Rrahmani kishte shkëlqyer fillimisht te Ballkani e më pas te Rapidi, përpara se të transferohej te Sparta Praga. Pas 11 golave të realizuar sezonin e kaluar në kampionatin çek, ai siguroi kalimin në futbollin italian.

Megjithatë, aventura në Serie A nuk ka nisur sipas pritshmërive për sulmuesin kosovar, ndërsa edhe Venezia po kalon një periudhë të vështirë, duke u renditur në pozitën e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Burimi: Dukagjini