MPB Maqedoni informon se nesër (27.10.2026, e martë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
“U bëjmë apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.