Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit”, njoftoi Ministria e Brendshme.
MPB u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.