Amandamentet e ligjit – Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Amandamentet e ligjit - Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Written by

in

Amandamentet e ligjit - Qeveria dialogon me Brukselin për Specialen (VIDEO)

Bashkimi Evropian ka nisur dialogun me Qeverinë e Kosovës lidhur me amendamentet për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për Kosovën dhe nëntë vende të tjera që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo ka paralajmëruar se amendamentet për Dhomat e Specializuara mund të rrezikojnë përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Ndërkaq, Valon Murtezaj, ligjërues në shkollën prestigjioze IESEG në Paris, e ka vlerësuar si befasues këtë deklarim të komisioneres evropiane.

Çështja e amendamenteve për Gjykatën Speciale është rikthyer në vëmendje pasi Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet ligjore, të cilat më pas u kthyen për rishqyrtim dhe aktualisht janë sërish në procedura kuvendore.

Në këtë situatë, një rol të rëndësishëm pritet ta ketë edhe Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Udhëheqësi i këtij grupi, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se të shtunën do të mbahet një takim disaorësh, gjatë të cilit do të punohet për këtë çështje.

Konjufca ka bërë të ditur se angazhimi i grupit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: