Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

Written by

in

Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

Një burrë nga Idaho e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, pasi ka përshkuar 31.8 kilometra me patina në linjë, duke zhongluar vazhdimisht me tri objekte.

David Rush, i cili është mbajtës i disa rekordeve botërore në zhonglim, ka realizuar edhe më parë sfida të pazakonta, duke zhongluar mbi një biçikletë njërrotëshe, një dërrasë me rrota dhe një top zviceran.

Megjithatë, ai e ka cilësuar këtë përpjekje si sfidën më të vështirë deri më tani, për shkak të vështirësive që paraqet ruajtja e ekuilibrit dhe e ritmit gjatë lëvizjes me patina.

“Kur zhonglon dhe lëviz me patina, edhe një guralec sa një bizele mund ta bllokojë rrotën, të prishë ritmin dhe t’i japë fund muajve të përgatitjeve brenda gjysmë sekonde”, ka shkruar Rush në internet.

Ai tregoi se përgatitjet për këtë rekord i kishte nisur para tre vjetësh, kur distanca që duhej tejkaluar ishte 5,000 metra. Fillimisht, Rush arriti ta thyente rekordin duke përshkuar një milje, por më pas e humbi atë dhe vendosi të synonte një rezultat shumë më të madh.

Sipas tij, sukseset në kategoritë e qëndrueshmërisë nuk varen vetëm nga përpjekja në ditën e rekordit, por edhe nga muajt e përgatitjeve fizike dhe puna për krijimin e kushteve sa më të sigurta në pistë.

“Rekordet e qëndrueshmërisë nuk fitohen ditën e përpjekjes, por gjatë muajve të përgatitjeve fizike dhe pastrimit të pistës me fshesë e fryrëse gjethesh në mëngjes. Kur eliminon faktorët që mund t’i kontrollosh, gjithçka që mbetet është të mos dorëzohesh kur fillon dhimbja”, është shprehur ai.

Për realizimin e përpjekjes zyrtare, më 18 tetor 2025, Rush pastroi vetë një segment prej rreth 1.2 kilometrash të një shtegu betoni përgjatë zonës Boise Greenbelt.

Në fund, ai arriti të përshkruante gjithsej 31,816 metra, apo 19.77 milje, duke zhongluar gjatë gjithë kohës me tri objekte. Sfida përfundoi vetëm pasi lodhja bëri që njëri prej topave t’i binte nga duart.

Rezultati i tij është konfirmuar nga Guinness World Records, duke tejkaluar me më shumë se gjashtë herë rekordin e mëparshëm në këtë kategori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali