Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

Written by

in

Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, tash e tutje do të jetë në nominim të përhershëm, pasi doli më pak e votuara nga publiku në televotimin e hapur të premten e javës së kaluar.

Banorja tregoi se nuk e priste këtë vendim të publikut.

Ngjarja u komentua edhe në emisionin Ora 7 në Klan Kosova. Grimerja Blerdina Zhitia e komentoi këtë vendim, duke treguar se e priste këtë rezultat.

“Anjeza edhe jashtë ka pasë negativitet prej publikut. Zoja ka më shumë mbështetës” – u shpreh ajo.

Por, mendim ndryshe kishte gazetari Agon Rexhepi, i cili tregoi se e njeh Anjezën nga jashtë dhe se ajo është shumë më e gjallë sesa po duket brenda shtëpisë më të famshme.

Gazetaret Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi, ndër të tjera u shprehën se krejt kjo tërheqje e banores mund të jetë strategji e lojës apo edhe një presion që Anjeza e ndjen nga jashtë, ndoshta për shkak të të dashurit të saj.

Gjatë emisionit Ora 7, u fol edhe për dinamikat e tjera të Anjezës, por edhe diskutimet mes banorëve të tjerë.