Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

Written by

in

Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

Banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza ka komentuar për sjelljen e disa banorëve brenda shtëpisë.

Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për dy prej tyre, Nichin dhe Fuegon.

Anjeza tha se Nichin e kishte njohur si burrë dhe reper të fortë, duke pritur që sipas saj, ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni.

“Nichin e kam njoftë për burrë, e kam njoftë për reper të fortë. Kam thanë, Nichi nëse hyn në Big Brother ka me kallë…Çka bën Nichi? Tutet…”, u shpreh Anjeza.

Kritika e saj nuk u ndal me kaq. Anjeza foli edhe për Fuegon, për të cilin tha se e njeh prej shumë kohësh.

“Fuegon e kam njoftë shumë moti, po ashtu kogja burrë. Çka bën Fuego? Nën krahët e Bejtës”, deklaroi ajo.