
Ndeshjet e para të xhiros së katërt të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar, ku ekipet favorite edhe performuan mirë.
Parisi ishte ekipi që shkëlqeu në këtë xhiro, duke mposhtur Villarrealin bindshëm si mysafir, 0-6.
Francezët shënuan katër herë në pjesën e parë, dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mos u lënë aspak hapësirë spanjollëve.
Fitore bindëse realizuan edhe ekipet tjera të mëdha, si Barça, Bayerni e Interi.
Barcelona mposhti Aston Villan 3-0, ekip ky që deri më sot mbante kreun në ligë.
Bavarezët ndërkaq patën një ndeshje të vështirë në udhëtim te Atletico Madridi, por që arritën të kthehen me fitore prej 0-2, me dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.
Interi, i cili nuk është se pati paraqitje të mira në këtë pjesë të parë të fazës së ligës, arriti të mposhtte në udhëtim Feyenoordin e Holandës me rezultat 0-3.
Ndërkaq, skuadra austriake LASK mposhti 4-0 Slovan Bratislavan.
E vetmja ndeshje që përfundoi pa fola ishte ajo mes Bodo/Glimt dhe Lille.
Ligën aktualisht e kryeson Parisi me 12 pikë nga katër ndeshje.
Nesër vazhdon edhe pjesa e dytë e ndeshjeve të kësaj xhiroje, e të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën televizive Artmotion. /Klankosova.tv