Ardian Krasniqi fiton me nokaut

Ardian Krasniqi fiton me nokaut

Written by

in

Përballja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën Scharrena në Stuttgart, në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit “Showdown for Legacy V”.

Krasniqi e ka dominuar duelin dhe ka arritur ta mbyllë atë para kohe, duke e ruajtur rekordin e përsosur prej katërmbëdhjetë fitoresh në katërmbëdhjetë meçe profesioniste.

Synimi i boksierit shqiptar për vitin e ardhshëm është të luftojë për titullin e kampionit të botës.

Në këtë mbrëmje boksi fitore kanë shënuar edhe Isuf Kelmendi dhe Victor Cakiqi, si dhe Drilon Rama.

Ndërkohë, Arian Ejupi ka pësuar humbje në meçin për titullin e kampionit të botës për të rinj.

Meçet e mbrëmjes “Showdown for Legacy V” u transmetuan në RTK.

Burimi: RTKLive