Kurtaj kishte arritur të vidhte 90 video nga loja GTA 6, të cilat më pas i kishte publikuar në internet. Në vitin 2022, ai kishte tentuar edhe ta shantazhonte kompaninë Rockstar Games, raporton BBC.
Përveç kësaj, 21-vjeçari kishte kryer sulme kibernetike ndaj disa kompanive dhe individëve të tjerë.
Megjithëse u dënua me shtatë vjet burgim, Kurtaj u lirua me kusht po atë ditë. Gjykatësi vlerësoi se koha e kaluar në një spital të sigurisë së lartë dhe më pas në burg ishte e mjaftueshme.
Kurtaj ishte deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat akuzohej.
Arion Kurtaj, shtetasi britanik, me prejardhje shqiptare, i lindur më 19 maj 2005, i cili që në moshën 16–17-vjeçare u përfshi në sulme të shumta kibernetike ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare.
Ai, thuhet se ishte pjesë e grupit të njohur të hakerëve Lapsus$ dhe në nëntor të vitit 2026, në moshën 21-vjeçare, u deklarua fajtor për disa vepra penale që lidhen me këto sulme.
Burimi: RTKLive
