Arlinda: Feja është politik

Arlinda: Feja është politik

Written by

in

Arlinda: Feja është politik

Një deklaratë e Arlindës për fenë ka nxitur reagime dhe debat mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”.

Ajo e ka cilësuar fenë si politikë, ndërsa reagimi i parë ndaj kësaj deklarate ka ardhur nga Fuego.

“Në kontratë të shkruan që s’duhet të flasësh për fenë”, ishte reagimi i tij.

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova 5, moderatori Alaudin Hamiti u ka drejtuar një mesazh të qartë banorëve lidhur me diskutimet dhe debatet që zhvillohen brenda shtëpisë.

Ai kërkoi nga banorët që fenë ta lënë jashtë debateve, duke theksuar se secili është i lirë të diskutojë për tema të ndryshme, por besimi fetar duhet të mbetet jashtë përplasjeve.

“Lëreni fenë anash, debatoni për çfarë të doni, por këtë lëreni anash. Kjo vlen për të gjithë, sepse nuk mundemi me pasë standarde të dyfishta rreth asaj çfarë besimi kemi, çfarë prezantojmë dhe çfarë themi”, u shpreh Alaudini.

Burimi: Insajderi