“Arlinda mu përgjërua: Nuk më duhet jeta pa djalin”, avokatja për gruan në Pejë: E vrau shteti…

“Arlinda mu përgjërua: Nuk më duhet jeta pa djalin”, avokatja për gruan në Pejë: E vrau shteti...

Written by

in

“Arlinda mu përgjërua: Nuk më duhet jeta pa djalin”, avokatja për gruan në Pejë: E vrau shteti...

Avokatja Adelina Hoxha ka zbuluar se gruaja që u vra sonte në Vitomiricë të Pejës, i ishte përgjëruar duke i thënë se jeta nuk kishte kuptim për të pa djalin e saj.

Përmes një postimi, Hoxha, e cila e kishte përfaqësuar Arlindën në raste të dhunës në familje, ka reaguar pas vrasjes së saj, duke ia atribuar përgjegjësinë edhe ‘shtetit’, njofton Klankosova.tv.

Sipas avokates, gruaja dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj.

“Një grua që mu përgjërua të bëj gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj… Sonte u vra nga kunati me sëpatë. Por jo, Arlindën e vrau shteti. Nesër për ju të gjitha dëshmitë”, ka shkruar Hoxha.

https://klankosova.tv/detaje-te-reja-nga-rasti-ne-vitomirice-gruas-iu-mor-jeta-me-sepate-nga-vellai-i-burrit1

https://klankosova.tv/kunati-ia-merr-jeten-gruas-ne-peje-klani-sjell-detajet