Arrestohen 5 persona për vjedhje, dëmi rreth 200 mijë euro

Arrestohen 5 persona për vjedhje, dëmi rreth 200 mijë euro

Written by

in

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë depërtuar në këto objekte duke përdorur forcën dhe mjete të forta, me ç’rast kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit arrin rreth 200 mijë euro.

Arrestimi i tyre është realizuar më 26 nëntor, në kuadër të Planit Operativ “Vjedhjet e Rënda”, pas një pune hetimore të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Gjatë aksionit, me urdhëresë të gjykatës, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.

“Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive