Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e shtatë rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 8 nëntor 2026, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.
I dyshuari, me inicialet V.H., është shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet e vjedhjeve për të cilat dyshohet 23-vjeçari.