
Mikhail Zvinchuk, kreu i rrjetit rus të informacionit Rybar, është arrestuar të premten në mëngjes në Mal të Zi, së bashku me katër persona të tjerë.
Sipas raportimeve, në mesin e të ndaluarve është edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valerija Vladimirovna Zvinčuk. Operacioni policor po zhvillohet në Risan.
Policia malazeze, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), ka ndërmarrë aksionin që synon të luftojë aktivitetet hibride të rrjetit.
Autoritetet britanike dhe amerikane e kanë lidhur Rybarin me përhapjen e propagandës së Kremlinit dhe operacionet e huaja të ndikimit përmes informacionit.
Qeveria britanike e ka cilësuar Zvinchukun si bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv të rrjetit, për të cilin pretendon se koordinohet pjesërisht nga administrata presidenciale ruse, financohet nga korporata shtetërore Rostec dhe bashkëpunon me pjesëtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës.
Zvinchuk është subjekt i sanksioneve britanike, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit e ka përfshirë në listën e personave që, sipas autoriteteve amerikane, janë të përfshirë në operacione të dyshuara për ndikim në zgjedhjet në SHBA.
It turns out that the Russian z-propagandist and Rybar founder Mikhail Zvinchuk actually filmed himself for Solovyev Live in Montenegro.
The United States have announced an $10 million bounty for him for interfering with the US elections. Zvinchuk is under EU, Switzerland, United Kingdom, Australia, Monaco and Ukraine sanctions.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 9, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali