Një person është arrestuar me dyshimin për dhunim në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Burimi: Dukagjini
