
Kylian Mbappe ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Sulmuesi i Real Madridit e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në përballjen ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, duke kaluar kështu rekordin e Lionel Messit.
Francezi e arriti këtë shifër në moshën 27-vjeçare, ndërsa ylli argjentinas kishte regjistruar paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28-vjeçare.
Në vendin e tretë të kësaj renditjeje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e arriti kuotën e 100 paraqitjeve në moshën 28-vjeçare.
Përveç këtij rekordi, Mbappe ka regjistruar statistika mbresëlënëse në garën evropiane. Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka shënuar 72 gola dhe ka dhënë 24 asistime.
Me këto shifra, ylli francez vazhdon të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve, duke u renditur mes futbollistëve me ndikimin më të madh në këtë kompeticion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve, bëhet më i riu që arrin 100 paraqitje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali