Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Ferizaj, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor ndaj të dashurës së tij.
Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Burimi: RTKLive
