Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 20:30, kur një grua kosovare ka njoftuar autoritetet se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar.
Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa në raportin policor nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur ngacmimi. /Telegrafi/