Një burrë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se përmes profileve të rreme në rrjetet sociale ka mashtruar persona të ndryshëm, duke u marrë para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, veprimet e dyshuara kriminale lidhen me periudhën 2023-2025.
I dyshuari dyshohet se u ka marrë qytetarëve para në formë të ndihmave sociale. Në disa raste, ai është paraqitur edhe si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’i ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
Burimi: Dukagjini
