Shqiptarët e Luginës votojnë, procesi mbikëqyret nga OSBE-ja

Shqiptarët e Luginës votojnë, procesi mbikëqyret nga OSBE-ja

Written by

in

Në vendvotimin në Tërnoc, procesi zgjedhor po monitorohet nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kamberi voton në Tërnoc, u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi.

Pas votimit, Kamberi ka falënderuar qytetarët që kanë udhëtuar nga Kosova drejt Luginës së Preshevës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, ka deklaruar Kamberi.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të dalin sa më shumë në votime.

Edhe kryetari i Bujanocit voton, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Bujanocit ka votuar sot, duke bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Pas votimit, ai tha se dëshiron që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe që ata të kenë sa më shumë përfaqësues në Parlament.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Çdo votë ka rëndësi!”, ka deklaruar ai.

Thirrja e tyre u drejtohet qytetarëve në Tërnoc, Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në një proces zgjedhor ku shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët, me synimin për të siguruar përfaqësim në Kuvendin e Serbisë.

Burimi: RTKLive