Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Written by

in

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Raphinha ka mbërritur tashmë në Singapor, ku kombëtarja braziliane do të përballet me Japoninë këtë të shtunë.

Kjo shënon një tjetër udhëtim të gjatë plot 22,000 kilometra për sulmuesin e Barcelonës me kombëtaren e tij, e cila muajin e kaluar, gjatë ndërprerjes së mëparshme për ndeshjet ndërkombëtare, udhëtoi gjithashtu drejt Australisë. Përtej vetë udhëtimit, Barcelona është thellësisht e shqetësuar se sulmuesi i saj mund të kthehet sërish i dëmtuar pasi të luajë për ekipin i cili aktualisht drejtohet nga Carlo Ancelotti gjë që e ka shtyrë klubin t’i drejtohet CBF-së (Konfederatës Braziliane të Futbollit) për të koordinuar minutat e tij të lojës. Nga ana e tij, trajneri italian synon t’i kushtojë një kujdes të veçantë lojtarit të Barcelonës.

Shtypi brazilian raporton se kombëtarja do të tregohet e kujdesshme sa i përket angazhimit të Raphinha-s gjatë ditëve në vijim. Barcelona ka kërkuar maturi dhe moderim lidhur me kohën e tij të lojës, dhe Ancelotti synon ta marrë parasysh këtë kërkesë. Për më tepër, bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore. Sulmuesi i Barcelonës golashënuesi më i mirë i klubit (19 gola) dhe golashënuesi kryesor në La Liga (15 gola) u rikthye nga grumbullimi i mëparshëm me kombëtaren duke mbartur një dëmtim

“Klubi spanjoll dhe CBF-ja janë në një mendje sa i përket menaxhimit të kohës së tij të lojës, në mënyrë që Raphinha të kthehet i shëndetshëm, duke minimizuar rrezikun e një dëmtimi të tretë radhazi gjatë përfaqësimit të vendit të tij,” – raporton, për shembull, gazeta Globo Esporte.

Burimi: Insajderi